Të arrestuarit në kuadër të operacionit policor “Portëz” kanë dalë sot para gjykatës së Durrësit për t’u njohur me masën e sigurisë.
Bëhet fjalë për shtetasit Arian Çerma dhe Olgert Doda, për të cilët gjykatësi Vladimir Skënderi ka dhënë vendimin “arrest me burg”.
Dy shtetasit e mësipërm u arrestuan tre ditë më parë, pasi gjatë kontrollit në port të kamionit me krom që do të nisej drejt Italisë u gjetën në kabinë 45.5 kg heroinë.