Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako bën me dije se ka filluar puna për rehabilitimin e rrugës tek varrezat e reja.
Përmes një postimi në “Facebook”, Sako shkruan se “puna do të vazhdojë deri në sistemimin e plotë të gjithë territorit”.
Gjithashtu, Kryebashkiakja shton se kjo nismë e bën më të lehtë lëvizjen e qytetarëve që vizitojnë të dashurit e tyre të ndjerë.
POSTIMI I PLOTË I SAKOS:
Vazhdojmë punën për sistemimin e varrezave.
Ka filluar puna për rehabilitimin e plotë të rrugës tek varrezat e reja ku pas perfundimit të punimeve nëntokësore do të kryhet edhe shtrimi i kësaj rruge. Puna do të vazhdojë deri në sistemimin e plotë të gjithë territorit.
Pastrimi, rehabilitimi i rrugës dhe sistemimi i varrezave e bën më të lehtë lëvizjen e qytetarëve që vizitojnë të dashurit e tyre të ndjerë.