Aksioni i pastrimit këtë të hënë ka vijuar në zonën e “Kodër-Vilës”.
Kryebashkiakja Sako, teksa ka ndarë fotot e shkrepura gjatë ditës së sotme, apelon për angazhim qytetar.
Postimi i plotë:
Të gjithë duhet ta trajtojmë qytetin ashtu siç trajtojmë shtëpitë tona. Qyteti nuk është vetëm i bashkisë por i çdo qytetari. ✅
👉 Vazhdojmë aksionin e pastrimit në zonën e kodër vilës dhe nuk do të ndalemi derisa të pastrojmë të gjithë Durrësin.
Deri tani kemi pastruar 🚯 shumë zona duke synuar edhe ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e mjedisit të pastër.
Mbrojtja e mjedisit ♻️ duhet të jetë dhe të mbetet qëllimi dhe detyra kryesore jo vetëm e jona si institucion vendor por e gjithë shoqërisë në tërësi.