Trajneri i Teutës, Renato Arapi, u shfaq deri diku i kënaqur me barazimin e arritur përballë Kukësit.

Sipas, tij, “Djemtë e Detit” nuk heqin dorë nga gara për titullin, edhe pse është e vështirë.

“Jam i kënaqur me ekipin, Kukësi na vuri vështirësi në krahun e djathtë tonin, në pjesën e dytë reaguam. Patëm raste, edhe Kukësi, në fund besoj që rezultati ishte i drejtë.”

Gara për titull: “Shembullin e kemi nga vjet, ishim 11 pikë pas. Është e vështirë, sepse nuk varet vetëm nga ne. Duhet të gabojnë Vllaznia, Tirana dhe Kukësi. Gjithsesi, duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një.”

Mungesë cinizmi? “Duhet të jemi më pragmatistë. Edhe më Dinamon patëm raste, sidomos në pjesën e parë. Kjo ndeshje me ngroh, sepse e kontrolluam lojën në pjesën e dytë. Patëm oshilacionet tona, por jemi optimistë për të ardhmen.

Duke ditur që Kukësi ka organizim loje dhe nuk e humb topin, menduar t’i prisnim te 70 metrat e fushës dhe të riniseshim në kundërsulm. Edhe portier e kishte detyrë ta niste shpejt lojën. U interpretuan mirë, sepse duheshin ruajtur edhe ekuilibrat në fushë.

Pak gola:Më mirë Tirana të dalë barazim. Duhet të shënojmë më shumë. Kampionati ynë ky është, krijohen raste, por nuk është cilësia e madhe për të shënuar. Besoj që nga ndeshja në ndeshje do të përmirësohemi edhe në këtë aspekt.”