Teuta luan ndeshjen e fundit për këtë vit ndaj Egantias në shtëpi.
Në një konferencë për shtyp në prag të kësaj sfide ka folur dhe trajneri i durrsakëve, Edi Martini.
Fitorja me Egnatian një detyrim?
“Është një ndeshje që duhet ta fitojmë patjetër, jemi të etur për të marrë pikë. Pas ndeshjes me Tiranën që nuk e meritonim humbjen, them se do ja dalim.”
Kundërshtari vjen pas humbjeve radhazi, jua vështirëson ky fakt në këtë ndeshje?
“Diferencat janë shumë të vogla. Egnatia është një skuadër që luan mirë në fazën mbrojtëse, por gjithsesi jemi në një moment që na duhen pikë dhe do bëjmë çmos për ti marrë.”
Situata e skuadrës?
“Situata është e mirë me përjashtim të Xheksonit që vuan dëmtimin e para disa javëve. Është problem i madh që nuk luajmë në shtëpi, por tashmë nuk kemi pse të qahemi. Duhet të marrim pikë dhe të mos justifikohemi.”
Merkato?
“Kemi diskutuar si staf me presidentin dhe e dimë se çfarë na duhet. Të mbarojmë këtë ndeshje dhe pastaj do flasim hapur dhe shpresoj të arrijmë të mbyllim marrëveshjen me ata lojtarë që kemi piketuar.”