Shpërthen me eksploziv pallati 122 në lagjen nr.18 në Durrës.

Reja gjigante e tymit ka mbuluar të gjithë zonën, ndërsa shpërthimi është dëgjuar në të gjithë Durrësin.

Për prishjen e objektit 8-katësh u përdorën 20 kg lëndë eksplozive, 5500 fitil detonator, ndërsa në trupin e tij u hapën 700 furnella (vrima).

Menjëherë pas shpërthimit, njerëzit që po ndiqnin nga afër me kuriozitet momentin e shembjes, filluan të shpërndahen.

“DurrësLajm” sjell çastin e shpërthimit.