Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për 34-vjeçarin Arlen Hasanajn, personin e dyshuar për vendosjen e tritolit në banesën e kreut të FSHF-së Armando Duka.

Prokuroria e Rrethit kishte kërkuar arrest me burg për 34-vjeçarin dhe vendimi i ekspertit mjeko ligjor është prova kryesore e organit të akuzës.

Hasanaj rezulton me një djegie në dorën djathtë dhe se 34-vjeçari është djegur gjatë ndezjes së fitilit në momentin para se të hidhte kallëpin e tritolit në portën e jashtme të oborrit të Dukës mbrëmjen e 24 janarit në Durrës.