Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, bën me dije se në bashkëpunim me ministrinë e Turizmit kanë nisur përgatitjen për sezonin e ri turistik.

Sako shprehet se pastrimi i vijës bregdetare ka nisur që prej muajit nëntor të vitit 2021.

Ajo deklaron se mbetjet e Durrësit nuk depozitohen më në këtë qytet por dërgohen në landfillin e Sharrës.

Më tej kryebashkiakja ka renditur dhe disa masa të cilat janë duke u vendosur në zbatim për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror.

“Kemi ndërhyrë në monumente të ndryshme kulturore. Këtë nismë të Ministrisë së Turizmit, jemi të vendosur ta çojmë deri në fund të pastrimit dhe heqjes së plastikës së fundit nga plazhi. Falë masave të planit të depozitimit të mbetjeve të Durrësit, nuk i depoziton më në qytet. Kemi ngritur një taskforcë për të evidentuar shtretërit që ndodhen në territorin tonë. Ndryshe nga çdo sezon, takimet për të folur për sfidat e sezonit turistik, ne i kemi filluar që në nëntor. Brenda vitit 2022, do vendosim sinjalistikë në rrugët e Durrësit, marrja dhe vendosja e 1000 koshave përgjatë vijës bregdetare. Kemi marrë masa për ndriçimit në këto zona. Nga ana tjetër, me një mbështetje nga qeveria shqiptare, po zbatojmë projekte të rëndësishme. Kemi filluar punën në rehabilitimin e 13 rrugëve ku shumë prej tyre janë në zonën e plazhit.

Po rehabiolitohet rruga dytësore Kavajë-Plepa. Gjithashtu po hartohet projekti i rehabilitimit të shëtitores së plazhit, nga Ura e Dajlanit tek Kavalishenca. Puna do fillojë në pranverë të këtij viti. Kemi dy projekte madhore që presim të fillojmë brenda këtij viti, menaxhimi i integruar i zonës arkeologjike. Restaurimin e amfiteatrit. Do e kthejmë turizmin në 365 ditët e vitit. Në lidhje me sezonin veror kemi marrë masat e duhura. Ka nisur pastrimi i bregdetit, ndërsa do shtojmë punonjës për të bërë pastrimin gjatë sezonit. Do të kemi dhe një operator privat duke dopiuar punën e bashkisë ku ka fluks turistësh. Puna jonë e përkushtuar si pushtet lokal, ne do të bëjmë maksimumin që do të kemi një sezon të mbarë” – tha Sako.