Beatrix Ramosaj ka habitur dhe ka shtangur banorët e BBV mbrëmjen e të premtes me vendimin drastik të saj për të mos marrë pjesë në darkën e organizuar për finalistët, për shkak se ishte mërzitur me batutën dhe humorin e bërë për të, nga Ermal Mamaqi dhe Salsano Rrapi.

Beatrix Ramosaj, u tha se kishte refuzuar të shkonte për shkak të një batute që Ermal Mamaqi dhe banorët e tjerë kanë bërë me njëri-tjetrin duke përmendur ish të dashurën e Donald Veshajt, moderatoren, Bora Zemanin.

Vendimi i Beatrix për të mos hyrë në shtëpinë e ‘BBV’, e ka mërzitur aktorin e humorit. Por ndërkohë që zhvillohej spektakli, Ermali publikoi një tjetër video sqarim për Beatrixën dhe i thoshte që të shkonte ta mbështeste të dashurin e saj.

Kushërira e Beatrixës, Anxhelina, ka treguar arsyen e vërtetë të mërzitjes së ish-banores përmes një komenti të bërë në postimin video të Ermalit.

Ajo ka zbuluar se gjëja që e ka mërzitur Beatrixën ishte ‘batuta e aktorit, Salsano Rrapi, me thika dhe vrasje dhe gjithashtu të qeshurat e banorëve të tjerë’.

“Ermal sepse sic e the dhe vet jemi miq, dhe ta siguroj nuk eshte prek nga permendja e personave te tret sepse Trixes i jan fut parashuta me te tilla provokime dhe nuk ka reaguar, sepse nuk i intereson) Por eshte prekur nga batuta palidhje e Zotri Salsanos(per vrasje e therje) dhe te qeshurat histerike te banoreve qe ajo i konsideronte shume te afert. Ti e fillove po u perkeqesua nga te tjeret qe qeshin akoma me humor te 95′. Kaq! Trixa ka te drejten e te gjith botes te merzitet e te mari fare vendimi te doje sepse boll ka toleruar”, ka shkruar ajo.