Një projekt muzikor është publikuar nga Semi që ka titullin ‘Mos u kthe’.
Ky projekt është shkruar nga Ylli Limani, por nga teksti duket si një dedikim i Borës për Donaldin.
Gjithçka vihet re, nga fabula e këngës, ku Semi thotë ndër të tjera: “Mos u kthe, shko te zemra tjetër që të pret”.
E njohur si mikesha e ngushtë e moderatores Bora Zemani, duket se këto fjalë i dedikohen Donaldit, i cili është në një lidhje me Beatrix Ramosajn.
Në një moment të klipit, Semi mban në duar arushin që kishte brenda “Big Brother VIP” dhe e mbajti Donaldi kur ajo u eleminiua.
Ai e mbajti derisa nisi lidhjen me Beatrix Ramosaj.