Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Semi Jaupaj, publikoi këngën e re këtë të martë, në bashkëpunim me Yllin Limanin.
Këngëtarja mendohet se vargjet “mos u kthe shko tek zemra tjetër që të pret”, ia ka dedikuar Donaldit.
Kënga e Semit është vendosur ditën e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe Donaldi shihet që e ka dëgjuar me vëmendje.
Beniada ka qenë ajo e cila ka thënë se është kënga e re e Semit.
Pasi e vendosën për herë të dytë, Donaldi ka parë Ilirin në sy duke nënkuptuar që është për të e ka nënqeshur.
“Shumë e bukur kënga e Semit, po pak e trishtë!”- është dëgjuar Donaldi të thotë më tej.