Nis për pak javë sezoni i ardhshëm i ‘Portokallisë’. Por të gjithë u përfshinë në një debat rreth moderimit të këtij formati, kur Arjola, me lot në sy, deklaroi dëshirën e saj për ta prezantuar këtë spektakël. Që nga ajo ditë të shumtë ishin ata që flisnin se në fakt produksioni po e mendonte kalimin e Arjolës si moderatore në krah të Salsanos.

Ndërkaq rikthimi i Xhemit në Top Channel, hodhi të tjera dyshime se moderatorja do të kthehej në drejtimin e ‘Portokallisë’.

Me këto thashetheme, mbetej i paqartë pozicioni i Fjoralba Ponarit në këtë format. Por tashmë që është publikuar edhe promoja, vetë aktorët kanë zbuluar se Fjoralba do të jetë përkrah Salsanos në drejtim.

“Këtë sezon do kemi fatin të ndjejmë magjinë e publikut më në fund”.

“Portokalli” do të rinisë me datë 6 mars, sërish nën prezantimin e Fjoralba Ponarit” ka shkruar aktori Rezart Veleshnja në rrjetet sociale, duke konfirmuar kështu lajmin.

Mesa duket Arjolës as për këtë sezon nuk do t’i plotësohet ëndrra e saj më e madhe. Ndërkaq Xhemi është rikthyer në Top, por një tjetër format, larg skenës së ‘Portokallisë”.