Ndonjëherë është shumë e vështirë të pranosh origjinën! Prej përvojave të mëparshme diskriminuese, apo dhe paramendimeve vetjake, se origjina shqiptare mund t’i penalizojë në rrugën e karrierës në Greqi shqiptarë të shumtë kanë fshehur identitetin e tyre.

Polemika të shumta janë krijuar rreth Eleni Foureira ose ndryshe, Entela Fureraj. Elindur në 7 mars 1987 në qytetin e Fierit, është një ndër këngëtaret më të famshme dhe më të diskutuara në shtetin fqinj. Në një intervistë së fundmi, artistja është shprehur se: “Ndihem krenare që jam shqiptare por Greqia është vendi që dua”.Ajo ka rrëfyer se është larguar nga Shqipëria mjaft e vogël, në momentin kur po zhvillohej lufta civile.

“Erdha në Greqi për shkak të luftës civile në Shqipëri. Isha rreth 8-9 vjeç. Nga fëmijëra mbaj mend vetëm kujtimet e bukura, ndërsa jam munduar të fshij momentet e këqija, si lufta civile. Babai im në atë kohë punonte në Greqi për të fituar para. Ai na dërgoi në taksi për të na sjellë në Greqi dhe atë ditë nuk e kam harruar kurrë. Në Shqipëri nëna ime ishte vetëm me 4 fëmijë të mitur. Nëa ime mbante një armë gjahu në shtëpi dhe mbasditeve qëllonte në ajër për të treguar se kishte armë që ne të mos rrezikoheshim. Ishte një heroinë. Kur mami më tha që do largoheshim nuk doja, ishte e vështirë për mua. Ditën kur dola nga shtëpia fillova të qaja,”- tregoi Eleni Foureira.

Ajo ka folur gjithashtu se është ndjer e bullizuar në Greqi, nga fëmijët kur ishte ë vogël.

“Fëmijët më bullizonin, në shkollë ishim vetëm dy fëmijë nga Shqipëria dhe në atë periudhë shqiptarët nuk pranoheshin nga shoqëria. Jam krenare që kam lindur në Shqipëri, por Greqia është atdheu im, e dua. Është vendi që dua,”– tha këngëtarja.