Beniada ka qenë një nga personazhet më të dashur të Big Brother Vip. Teksa mbrëmë katër finalistët festuan 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, si zakonisht nuk munguan batutat nga Donaldi.
Ky i fundit e ngacmoi duke i thënë: Do të doje një burrë nga Kosova?
Ajo nuk e mohoi një gjë të tillë duke treguar se ishte e gatshme.
Pjesë nga biseda:
Donaldi: Do të doje një burrë nga Kosova?
Beniada: Patjetër që po
Donaldi: Të pëlqejnë kosovarët?
Beniada: S’kam njohur ndonjë
Einxheli: Po nga ata që ke parë këtu brenda
Beniada: Dagzi është i yti
Donaldi: Ka qenë Valoni e disa të tjerë. Do të doje të njihje një djalë nga Kosova kur të dilje që këtej
Beniada: Po
Donaldi: Mirë, për të gjithë djemtë nga Kosova, Beniada është e gatshme. Sapo të dalë që këtej. “Instagram-in” ia keni, sepse numrin e telefonit nuk ia dimë
Beniada: Je shumë i poshtër
Donaldi: Ajo e do një djalë nga Kosova, kështu që luftoni për një Beniadën nga Durrësi.
Einxheli: Vajzat shqiptare nuk janë fasada, janë të mira is Beniada.