Prezenca e OSBE-ODHIR pritet të vijë në Shqipëri në datat 24-29 janar për të vlerësuar masat paraprake se si do të zhvillohen zgjedhjet.
Përgjatë kësaj periudhe, delegacioni do të zhvillojë një sërë takimesh me institucione, përfaqësuesit politikë dhe me shoqërinë civile.
Ky aktivitet do të kryhet në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit.





