I ndodhur në Vlorë në një komunikim me gazetarët, Presidenti Ilir Meta ka komentuar rastin e çarjes dhe shembjes së një pjese të rrugës në Borsh, pas reshjeve të ditëve të fundit.

Meta e drejtoi gishtin nga qeveria, veçanërisht tek kryeministri, për të cilin tha se zgjedh të puthë në ballë pronarin e kompanisë përgjegjëse për rikonstruksionin e kësaj rruge.

“Kështu është kur ai që në vend t’i kërkojë llogari i puth në ballë ata që në vend t’i bëjnë rrugët siç duhet, i bëjnë ashtu siç i nxjerr shiu. Uroj të mos keni më përmbytje këtu në Vlorë”,– u shpreh Meta.