Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka gënjyer në lidhje me çmimin e energjisë.

Përmes një postimi në Facebook, Basha shprehet se Rama ka premtuar uljen e çmimit, por në fakt e ka rritur atë.

“Premtoi se do ta ulte çmimin e energjisë për familjarët. Rama gënjeu – ai vetëm i rriti faturat e energjisë për familjet shqiptare! Rama është dështim. Ai duhet të largohet”, shkruan Basha krahas videos ku shfaqen ankesat e qytetarëve.