35-vjeçari Eljon Dervishi, i cili humbi jetën tragjikisht mëngjesin e së enjtes në ambientet e firmës që administronte babai i tij, Arbeni, do të shoqërohet ditën e premte për në banesën e fundit.

I riu nga Shijaku u aksidentua, ndërsa ishte duke punuar me vinç në kompaninë e tij të mermerit dhe granitit. Ceremonia mortore do të zhvillohet në orën 15.00. Eljon Dervishi do të prehet në varrezat e vjetra të Shijakut.