Goditet një rast i tentativës për të futur mallra kontrabandë në Portin e Durrësit, arrestohet në flagrancë shoferi i kamionit në të cilin u gjetën qindra paketa me cigare, pa pullë fiskale.

U arrestua në flagrancë për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, shtetasi B. S., 32 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Durrës, në bashkëpunim me autoritetet doganore, gjatë kontrollit në kamionin e këtij shtetasi, gjetën dhe sekuestruan qindra paketa me cigare, të cilat ky shtetas po tentonte t’i fuste kontrabandë në vendin tonë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.