Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Xhafzotaj, Durrës.
Nga informacionet paraprake mësohet se është qëlluar me armë zjarri ndaj Orlando Paplekaj, por fatmirësisht i riu, i cili është djali i një polici në Shijak, nuk është prekur nga plumbat.
Bëhet me dije se Paplekaj ka qenë duke lëvizur me makinë, kur është qëlluar nga një tjetër automjet në lëvizje.
Policia ka ngritur postblloqe për kapjen e autorit/ve.






