Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin ndaj djalit të punonjësit të policisë në Shijak, i cili fatmirësisht nuk u lëndua.
“DurrësLajm” mëson se makina me të cilin po lëvizte Orlando Paplekaj nuk është goditur nga plumbat, ndërkohë policia ka gjetur në vendngjarje 4-5 gëzhoja plumbash kallashnikovi.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Xhafzotaj.
Ende nuk dihen motivet e këtij atentati, ndërkohë që policia ka ngritur disa postblloqe në zonë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Vetë Paplekaj është duke u marrë në pyetje, me qëllim zbardhjen e ndonjë konflikti të mundshëm, apo dyshimesh që mund të ketë në lidhje me autorët.






