Kryeministri Edi Rama thotë se bashkia e Kavajës dhe bashkia Durrësit do të përfitojnë këtë sezon turistik veror nga mbështetja e posaçme e qeverisë për pastrimin e vijës bregdetare.
Në një postim në rrjetet sociale, teksa ka shpërndarë pamjet e takimeve që ka zhvilluar ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, thotë se ky sezon turistik “do të jetë më i suksesshmi sipas të gjitha parashikimeve”.
Postimi i Ramës:
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, me aktorët e industrisë së turizmit në Kavajë e Durrës, dy bashki të cilat do të përfitojnë mbështetje të posaçme të qeverisë për pastërtinë e vijës bregdetare, përgjatë muajve të sezonit turistik që do të jetë më i suksesshmi sipas të gjitha parashikimeve.