Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës kapën dhe ndaluan shtetasin M. S., 25 vjeç, banues në Durrës.

Nga informacionet që përcjell policia, mësohet se ai ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Më datë 13.04.2022, ka bërë kallëzim shtetasja M. P., përfaqësuese e një subjekti privat, se shtetasi M. S. i cili ishte punonjës në këtë subjekt, kishte vjedhur produkte dhe shuma parash, duke falsifikuar firmat e faturave të produkteve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.