Igli Cara është zgjedhur kreu i ri i PD-së për degën e Durrësit.
Cara ka fituar garën ku u përfshinë dhe dy kandidatët e tjerë: Ardian Muka dhe Osman Stafa.
Nga 1995 votues që votuan sot në procesin që nisi nga ora 08:00 deri në 18:00, nr. i votave ndahet kështu:
Cara: 1143 vota
Muka: 603 vota
Stafa: 217 vota
Zgjedhjet sipas parimit një anëtar, një votë janë zhvilluar në disa nga degët e PD-së në vend, ndërsa pritet që procesi të përfundojë javën e ardhshme. Zgjedhja e kryetarëve të rinj është nismë e grupit të Rithemelimit që drejtohet nga Sali Berisha dhe që është kundërshtuar nga grupi tjetër që mbështet Enkelejd Alibeajn.