Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person është plagosur me armë zjarri në afërsi të gjykatës së Durrësit.

DurrësLajm” mëson nga informacionet e para se i plagosuri është një 42-vjeçar dhe është plagosur në këmbë.

Ngjarja është regjistruar pak momente më parë, ndërsa i plagosuri është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë është identifikuar dhe personi që e ka plagosur dhe policia po punon për kapjen e tij.

Sipas drejtorit të policisë së Durrësit, “DurrësLajm” mëson se plagosja ka ndodhur për motive të dobëta.