Policia e Durrësit ka dal me njoftim zyrtar lidhur me plagosjen me armë zjarri ditën e sotme në lagjen nr.8 në Durrës.

Në njoftim bëhet me dije se “gjatë një konflikti të çastit për motive të dobta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. S., 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”

Ndërkohë, policia ka identifikuar autorin, shtetasin A.Z., 35-vjeç, i cili pas plagosjes është larguar nga vendngjarja dhe po punon për arrestimin e tij.

Njoftimi i plotë:

Durrës

Plagosi me armë zjarri një shtetas, për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim 35-vjeçari.

Vijon puna intensive për kapjen e tij.

Rreth orës 10:00, në Durrës, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. S., 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, shtetasit A. Z., 35 vjeç, i cili pas plagosjes është larguar nga vendngjarja. Vijon krehja e zonës, për kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.