Ditën e djeshme në iftarin e shtruar nga kryeministri Edi Rama për besimtarët myslimanë që agjërojnë përgjatë muajit të Ramazanit, e pranishme ishte edhe aktorja Arjola Demiri.
Në një postim në rrjetin social “Instagram” teksa ka ndarë foto për publikun me pjesëmarrësit në këtë darkë, ajo që bie në sy është edhe një foto e publikuar me kryeministrin Edi Rama. Aktorja e ka cilësuar kryeministrin artist të përjetshëm.
“Me një artist të përjetshëm. Kryeministri më i mire,”- shkruan Demiri krah fotos.