Rezart Tusha është i zgjedhuri i demokratëve të Shijakut për kreun e degës lokale të PD-së.
Nga 860 anëtarë të degës, vetëm 265 prej tyre iu drejtuan kutive të votimit në zgjedhjet e mbajtura këtë të mërkurë.
Me një diferencë të theksuar votash, Rezart Tusha fitoi përballë kandidates Blerina Shahini.
Ajo ka marrë 25 vota, përkundrejt 240 votave për Tushën.