Bleona Qerreti ka reaguar pasi u tha së është pjesë e kandidatëve për Këshillin e ri Kombëtar të Partisë Demokratike.
Qerreti ka vendosur të reagojë në lidhje me këtë çështje përmes një postimi në Instagram ku shkruan se nëse do të punonte ndonjëherë për një qeveri, do të ishte vetëm për atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar veten si “qytetare amerikane.”
“Ndërsa kam lindur në Shqipëri jam një qytetare amerikane! Unë e dua Shqipërinë por besnikëria ime është ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës – vendit tim!! Nëse do të punoja ndonjëherë për një qeveri, do të punoja vetëm për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”– shkruan Bleona Qerreti në postimin e saj, të cilin e ka shoqëruar me një flamur të shtetit amerikan.