Komisioni Qendror i Numërimit në një konferencë për mediat bëri me dije emrat e rinj që do të jenë pjesë e Këshillit Kombëtar të PD.

Në listën me 150 anëtarët e rinj të Këshillit, bie në sy emri i aktorit të njohur Julian Dedës.

Juli, prej vitesh e ka shprehur hapur bindjen e tij politike si dhe mbështetjen për Partinë Demokratike.

Në listën e publikuar nuk figuronte vetëm emri i tij por edhe ai i një aktoreje tjetër shumë të njohur të emisionit të humorit “Klanifornia”.

E qeshur dhe e çiltër njësoj si doza e humorit të saj, bëhet fjalë për Esmeralda Metkaj ose e njohur ndryshe si ‘Cubi’, e cila servir si gjithnjë rolet e saj të spikatura në spektaklin e mbrëmjeve të së shtunës në Tv Klan.

Ajo ka shoqëruar prej vitesh Julian Dedën në shumë role gjatë karrierës së tyre, si në “Apartamentin 2XL” ashtu edhe në “Klanifornia”.