Dojna Mema është sot një nga moderatoret e reja më të mira. Siç zotëron radion, ajo di të zotërojë edhe skenën, e ndoshta kjo e bën aq të veçantë. Dhe të mendosh se dikur as nuk i shkonte në mendje të dilte në televizion…

Së fundmi, Dojna është bërë nostalgjike dhe ka publikuar një foto të vjetër, duke kujtuar punën dhe rrogën e parë në radio, që e ka marrë pas 6 muajsh provë.

“Puna ime e parë, radio, 19 vjeç! Asokohe mendoja që do të ishte edhe e fundit.
Pas 6 muaj prove (të papaguar) m’u vendos një pagë 20.000 lekë dhe mbaj mend që isha aq e lumtur sa thoja: Po këta pse më paguajnë për të bërë çfarë më pëlqen?!
Shumë ka ndryshuar nga atëherë. Radio nuk ishte puna ime e vetme apo e fundit, paga u rrit bashkë me mua dhe mbi të gjitha unë mësova t’i lë gjithmonë të hapura dyert e dritaret e mundësive duke mos u kufizuar nga askush dhe asgjë. Bota është aty për ta kapur, bashkë me gjithë ç’ka brenda.
Foto Arkive: Circa 2012”, – ka shkruar Dojna.

Sot, veçse e shohim shumë të realizuar profesionalisht, ajo është po ashtu e përmbushur edhe në jetën personale, duke qenë se së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.