Avokat Spartak Ngjela jo pak herë është vënë në qendër të mediave rozë për shkak të komplimenteve që ai lë në rrjetet sociale, në fotot e moderatoreve simpatike të ekranit.
Këtë herë, ai ka rrëmbyer vëmendjen me një koment në një foto të moderatores Bora Zemani.
Ngjela e komplimenton Zemanin për pamjen e jashtme duke e konsideruar atë ikonë absolute në ekranet shqiptare.
“Bora, ti tani je një ikonë absolute e bukurisë në ekranet e Shqipërisë. Prandaj, estetikisht, ke arritur të jesh si një kryevepër arti për një audiencë shumë të gjerë.
Suksesi që keni vendosur në Shqipëri, për ju, do të mbetet si një memorie historike.
Ju përshëndes miqësisht…”, shkruan Ngjela.