“Frenoni pa shtypur frenat”, ishte kjo deklaratë e bërë pak javë më parë nga moderatorja Rudina Magjistari, e cila u bë meme në rrjet.

Teksa trajtonte krizën ekonomike në vend në emisionin e saj, ajo dha disa këshilla për kursimin e karburantit. Në një video që u bë virale në rrjetet scoiale, Magjistari tha se ka mënyra se si qytetarët mund të kursejnë karburant. Sipas saj, kjo gjë bëhet duke mos shtypur frenat, për të frenuar….“Mund të përgjysmoni konsumimin e karburantit duke ndjekur këto rregulla, mos frenoni duke shtypur frenat,”– tha ajo, frazë kjo që është bërë kryefjala e faqeve të meme-ve.

Por a mund të frenohet vërtetë pa shtypur frenat? Këtë përgjigje e ka dhënë vetë Rudina Magjistari, e cila ka rrëfyer sekretin për “Piranjat”. Rudina tha se mjafton që të ulësh shpejtësinë dhe makina frenon vetë.

“A ke bërë fizikë në shkollë? E di çfarë është forca e fërkimit? Ndalon makina vet kur ti heq këmbën nga gazi gradualisht. Është ligj fizike ky, nuk e kam shpikur unë. Janë terma shoferësh por nuk e di sa ti di ta ngasësh makinën.”- i tha ajo gazetarit.

Asokohe Rudina tha se deklarata e saj u nxor jashtë kontekstit duke sqaruar se kjo ndodh duke mos i dhënë gaz makinës dhe automatikisht forca e fërkimit bën që dalëngadalë makina të ulë shpejtësinë e vet dhe të frenojë nëse ju e llogarisni që më herët mbërritjen në semafor apo në një destinacion ku ju doni të ndaloni, sipas saj.

“U bë viral në rrjet vetëm një fragment i asaj bisede që sigurisht është shumë në rregull, për të qeshur, le të qeshim, kemi nevojë edhe për të qeshur në situata stresi edhe të vështira, por mirë është që fjalitë ose fjalët të mos shkëputen nga konteksti. Unë dua edhe njëherë ta jap pikërisht atë fragment për të kuptuar se ç’do të thotë të frenosh pa shtypur frenat, të ulësh shpejtësinë pa shtypur frenat. Do të thotë të mos i japësh gaz makinës dhe automatikisht forca e fërkimit bën që dalëngadalë makina të ulë shpejtësinë e vet dhe të frenojë nëse ju e llogarisni që më herët mbërritjen në semafor apo në një destinacion ku ju doni të ndaloni. Le ta kujtojmë pak këtë moment për të kujtuar edhe njëherë se ka shumë mënyra për të kursyer secili brenda mundësisë së vet. Nëse do t’i riktheheni atij programi, ka edhe shumë këshilla të tjera, por unë dua të rikujtoj vetëm këtë moment për ta parë në kontekstin e saj të plotë se çfarë ka ndodhur dhe cila është këshilla edhe për ju të rinjtë zakonisht të cilët ndoshta edhe s’e keni shumë masën e kursimit dhe vetëm bëni shaka me pjesëza të shkëputura nga konteksti.”, tha Rudina.