Mediat në Kosovë kanë bërë të ditur këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar sërish dhe se arrestimi i saj ka ndodhur në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
Lajmi ka gjetur konfirmime edhe nga avokati i saj, Fanol Krasniqi, i cili për mediat në Kosovë ka thënë se: “Fjolla Morina nuk është arrestuar, ajo është shoqëruar në stacionin policor. Një zyre e bashkëpunimit juridik në Kosovë, nuk e ka shfuqizuar urdhëresën e gjykatës e cila e ka refuzuar ekstradimin, tash po presim njoftimin,
Fjolla nuk është e arrestuar”, ka thënë Krasniqi për Paparacin.
Fjolla Morina ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.
Morina kërkohet nga 21 prilli 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.
Arrestimi i Fjolla Morinës u bë në shtator të vitit të2020, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku këngëtares iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë.