Aktori i njohur Steve Burton është ndarë nga bashkëshortja e tij Sheree. Lajmin e zbuloi vetë aktori.
“Doja të sqaroja diçka. Unë dhe Sheree jemi ndarë”, shkroi Steve duke deklaruar se bashkëshortja e tij është shtatzënë, por fëmija nuk është i tij.
“Ajo kohët e fundit njoftoi se është në pritje të fëmijës së saj të 4-t. Fëmija nuk është i imi. Ne jemi ende bashkë prindër me tre fëmijët tanë të bukur. Ne do ta vlerësonim privatësinë në këtë kohë”, shkroi aktori.
Steve dhe Sheree u martuan në vitin 1999. Steve ka 2 vajza Makena 18 vjeçe dhe Brooklyn, 7, si dhe një djalë Jack, 16. Aktori nuk sqaroi se sa kohë kanë qenë të ndarë.