Prefekti i qarkut Durrës Emiljan Jani ka prezantuar nënprefektin e ri të Krujës, Xhek Xhekën.
Xheka ka qenë paraditen e sotme në zyrën e prefektit Jani për të marrë zyrtarisht detyrën e re.
“Prefekti i Qarkut Durrës z.Emiljan Jani bëri prezantimin e Nënprefektit të ri z.Xhek Xheka si Nënprefekt i Qarkut Durrës për Nënprefekturën Krujë, duke i uruar suksese në detyrën e re”,– njofton prefektura Durrës.






