Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka lënë në fuqi vendimin e KQZ-së për gjobitjen e kryetares së bashkisë Durrës pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Vendimi i KAS erdhi pasi komisioni shqyrtoi kërkesën ankimore të depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga Sako, e cila kundërshtonte vendimin e KQZ.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dënoi me 100 mijë lekë gjobë kryebashkiaken e Durrësit për shkak se kjo e fundit përdori ambientet e një shkolle të qytetit për të bërë fushatë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit.

NJOFTIMI I KQZ:

Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesën ankimore nr. 9, të depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga zj. Emiriana Sako, me objekt “Kundërshtimi i vendimit nr. 152, datë 25.04.2022, të KShZ ‘Për shqyrtimin e denoncimit të organizatës “Qendresa Qytetare” ndaj drejtorit të shkollës 9-vjeçare “Armath” dhe kandidatit për kryetar bashkie në bashkinë Durrës, zj. Emiriana Sako, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste, për shkelje administrative në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjehdjet e pjesshme për kryetar bashkie, të datës 6 Mars 2022”.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të bërë nga zj. Emiriana Sako dhe lënien në fuqi të vendimit nr. 152, datë 28.04.2022, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Gjithashtu, pas shqyrtimit paraprak të kërkesës së Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për vendosje të sanksionit administrativ, KAS vendosi që seanca publike të zhvillohet në datën 31.05.2022, në orën 11:00.