“Rithemelimi” në Durrës ka reaguar këtë 1 qershor, përmes një postimi në rrjete sociale

Duke vënë theksin në premtimet që bashkia e Durësit bën prej 20 vitesh për hapësira të gjelbra dhe kënde lojërash për fëmijët, PD bën bilancin e asaj që kjo forcë politike e cilëson “lulëzim” betoni.

🟦– Asnjë park i gjelbëruar, ndërsa hapësirat e dedikuara janë të papërfillshme.

🟦– Nuk mbetet gje tjeter vecse të njohësh vlerat dhe rëndësinë e qytetit tënd në libra, pasi betoni ka tjetërsuar gjithçka: antikitetin, gjelbërimin, detin.

🟦– Qyteti më i pasur me gërmime arkeologjike, vit pas viti po humbet identitetin, duke u reduktuar në një kapitull libri, edhe për vetë banorët e Durrësit.

🟦– Në shkollat e ndërtuara rishtazi hapësirat e gjelbëruara kanë mbetur në letër, ndërsa mësimi me turne është shndërruar në normalitet.

🟦– Asgjë e re në Durrës, këtë 1 Qershor! “,- shkruan “Rithemelimi” i Durrësit.

Ndërsa nënvizon se ka më shumë trishtim në sytë e fëmijëve të detyruar të braktisin shkollën ose të lypin për të siguruar bukën e gojës, Rithemelimi e mbyll postimin me shprehjen:

“Beton dhe varfëri në emër të së ardhmes!”