Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako, ka pritur sot në një takim disa gazetarë austriakë.

Sipas një postimi në rrjetet sociale, mësohet se Sako i ka njohur këta gazetarë me resurset e shumta që ofron qyteti i Durrësit në të gjitha planet si dhe me vlerat e rralla historike dhe arkeologjike që ka qyteti.

“Bashkëbiseduam për çështje që kanë të bëjnë me turizmin që është motori ekonomik i qytetit. Ju përgjigja interesimit të tyre duke i njohur me potencialin e jashtëzakonshëm turistik të Durrësit jo vetëm për turizmin bregdetar por edhe për turizmin kulturor e historik”, shkruan Sako.

Gjithashtu, diskutimi i tyre është ndalur ndër të tjera edhe me promovimin e këtyre potencialeve të Durrësit dhe të gjithë vendit tonë në nivel ndërkombëtar.