Oerd Bylykbashi ka reaguar për herë të parë pas zgjedhjes si nënkryetar i PD-së në zgjedhjet e mbajtura mbrëmjen e djeshme në selinë blu, ku morën pjesë 210 anëtarë të Këshillit Kombëtar.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Bylykbashi shkruan se ky është “një obligim i madh në rrugën e vështirë, por fisnike për t’u rikthyer shpresën shqiptarëve”.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, së bashku me Oerd Bylykbashin edhe Luçiano Boçi u zgjodh nënkryetar i PD-së.

Postimi i plotë i Oerd Bylykbashit:

Falenderoj nga zemra anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike që më besuan detyrën e nënkryetarit të PD.

Ky votëbesim për mua është një obligim i madh në rrugën e vështirë por fisnike për t’u rikthyer shpresën shqiptarëve, për fitoren e PD dhe rikthimin e vlerave ku ajo ka themelet.

Një urim i veçantë për çdo mik e koleg që u zgjodh sot në detyrat e rëndësishme të PD.

Respekt për të gjithë kandidatët që e bënë këtë garë dinjitoze e të fortë!

Bashkë do t’ia dalim! Fitore PD ✌️