Një sasi lëndë plasëse i është vendosur një dyqani në pronësi të reperit të njohur Noizy, të marrë me qira nga babai i tij Bashkim Rajku në lagjen nr.13.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar edhe lokali i këngëtarit Rigels Rajku që ndodhet në katin e dytë.

Nga të dhënat e para, raportohet se nga shpërthimi janë dëmtuar xhamat e ndërtesës.

Ngjarja ka ndodhur vetëm dy ditë pas sherrit mes dy reperëve, ku në një video Noizy shfaqej duke qëlluar me grushte reperin Cllevio, para lokalit të tij.

Lidhur me ngjarjen, policia procedoi penalisht për dhunë Noiyzin, si dhe babanë e tij për fyerje.