Zbardhet dëshmia e parë e reprtit Noizy dhënë para oficerëve të policisë, menjëherë pas shpërthimit me tritol në biznesin e tij në Durrës.
Noizy është marrë në pyetje menjëherë pas ngjarjes, teksa policët e kanë pyetur se me kë persona ka probleme.
Në dëshminë e tij, Noizy ka thënë se ka probleme vetëm me reperin Cllevio, me të cilin bëri sherr pardje, ku në një video u shfaq duke e goditur me grushte para lokalit të tij në Currila.
Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, teksa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori është drejt identifikimit.
Ngjarja ndodhi në zonën e Plazhit, ku një sasi lëndë plasëse i është vendosur dyqanit me veshje te markës “Illyrian” në pronësi të reperit të njohur Noizy, por të marrë me qira nga babai i tij Bashkim Rajku.
Sipas policisë, si pasojë e shpërthimit është dëmtuar edhe lokali i këngëtarit Rigels Rajku që ndodhet në katin e dytë.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 08.06.2022, rreth orës 04:24, në lagjen Nr.13, në një ambient (butik rrobash) të marrë me qira nga shtetasi B.R., ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve.





