Policia e Durrësit ka arrestuar një 54-vjeçar, pasi përndiqte një grua.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan, për veprën penale “Përndjekja”, shtetasin K. L., 54 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka përndjekur shtetasen S. Gj.”, thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





