Dy djemve të rinj teksa ishin nisur nga Vlora drejt Tiranës, u është “zënë pritë” nga dy persona, të cilët u kanë grabitur makinën në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku sipas dëshmisë dy të rinjtë kanë ndaluar për të pirë një cigare dhe e kanë lënë makinën ndezur.

Grabitësit, të cilët ishin me një automjet me targa italiane tip “BMW”, kanë mundur të vjedhin mjetin tip “Audi a7” ngjyrë të zezë me targa AB 080 BU.

Shoferi ka bërë kallëzim në policinë e Durrësit.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Më datë 09.06.2022, në Durrës, shtetasi F. S., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka kallëzuar se në afërsi të kolegjit “Turgut Ozal”, pasi ka ndaluar mjetin të cilin e kishte lënë të ndezur, dhe ka dalë jashtë tij për nevoja personale, persona të paidentifikuar, i kanë vjedhur mjetin tip “Audi A7”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave te ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprën penale “Vjedhja”.