Arrestohet një 31-vjeçar në Durrës, i cili ishte në kërkim pasi kishte kanosur një oficer policie.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Xh. M., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 17.06.2022 ka kanosur për shkak të detyrës një oficer policie“, njoftojnë sot blutë e Durrësit.