Policia e Durrësit ka ndaluar një 33-vjeçar, banues në qytetin bregdetar.
I identifikuar me inicialet R.S, ai i ka vjedhur me dhunë një varëse shtetases F. L.
Mbi këtë shtetas rëndon akuza për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetasit R. S., 33 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, pasi dyshohet se i ka vjedhur me dhunë një varëse, shtetases F. L.





