Shtetasi me inicialet E. D., ka humbur gjurmët me familjarët e tij në Durrës.
Denoncimi është bërë nga bashkëshortja e tij.
A.D., tha se bashkëshorti i saj ishte larguar nga banesa në datën 18 qershor të këtij viti dhe që prej asaj date nuk ka asnjë lajm prej tij.
Njoftimi i policisë:
Më datë 24.06.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, kallëzon shtetësja A. D., se me datë 18.06.2022, është larguar nga banesa bashkëshorti i saj shtetasi E. D. dhe nuk është kthyer më. Vijon puna për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





