Nj aksident ka ndodhur në Durrës, ku një vajzë që drejtonte një automjet ka përplasur një motomjet, dhe si pasojë drejtuesi i këtij të fundit u plagos dhe përfundoi në spital.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasen E. S., 38 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ajo është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Xh. R., 26 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.