Policia ka arrestuar në portin e Durrësit një 59-vjeç, pasi në automjetin që drejtonte, kishte marrë pasagjer shtetasin F. D., 25 vjeç, banues në Kosovë, i cili kishte dokumente identifikimi bullgare, të dyshuara të falsifikuara.
Po ashtu është arrestuar edhe 25-vjeçari pasi akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, shtetasin F. D., 59 vjeç, banues në Gjermani, pasi në PKK Port Durrës, në automjetin që drejtonte, kishte marrë pasagjer shtetasin F. D., 25 vjeç, banues në Kosovë, i cili kishte dokumente identifikimi bullgare, të dyshuara të falsifikuara.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasin F. D., 25 vjeç, banues në Kosovë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara.





