3 Korriku, “Dita pa makina” në Durrës.
E diela e parë e çdo muaji është kthyer tashmë në ditën pa makina, ku një pjesë e rrugëve qendrore të qytetit kthehen në pedonale.
Ditwn e diel, duke nisur nga ora 9.00 deri në 21.00, ndalohet qarkullimi i mjeteve private në Bulevardin “Epidamn” (nga Prefektura deri tek Torra Veneciane).
Por përveç ndalimit të mjeteve, në darkë, bulevardi “Epidamn” do të ndizet nga tingujt e muzikës. Bashkia organizon “Durrës Street Fest”, ku i ftuar do të jetë Dj. Aldo.






